Numri i vdekjeve të lidhura me përdorimin e cigareve elektronike është rritur në 12 në SHBA, raportoi Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Agjencia amerikane e shëndetit, që mblodhi informacion nga shtetet në të gjithë vendin, vlerësoi gjithashtu se kishte 805 raste të konfirmuara dhe të mundshme të dëmtimit të mushkërive që lidhen me përdorimin e cigareve elektronike.
Përditësimi i fundit i CDC vlerësoi gjithsej gjashtë vdekje dhe 530 lëndime.
Shkaku i problemeve në mushkëri mbetet i paqartë.
Deri më tani nuk ka të dhëna në lidhje me lëndime të tilla në Gjermani apo Evropë.
Sidoqoftë përbërja e cigareve elektronike është shumë më e kontrolluar në Gjermani sesa në SHBA. /kp/Telegrafi/