Site icon Telegrafi

Rritet numri i viktimave në Indonezi, cunami ua merr jetën 372 personave (Foto/Video)

Qindra policë dhe vullnetarë janë duke munduar të gjejnë të mbijetuarit nëpër plazhet e bukura të Indonezisë, që është goditur nga një cunami i fuqishëm.

Nga dallgët e larta kanë humbur jetën të paktën 373 persona, kurse mbi njëmijë janë lënduar, transmeton Telegrafi.

Siç raporton Reuters, afro 12 mijë banorë janë evakuuar, kurse në terren kanë dalë shumë mjek që janë duke u munduar t’i ndihmojnë të lënduarit.

Cunami i fuqishëm ka goditur zonën përreth plazhit Sundskog mes Javas dhe Sumatrës, pasi kishte rrëshqitur dheu si pasojë e shpërthimit të vullkanit.

Ekspertë indonezianë pretendojnë se cunami nuk është shkaktuar si pasojë e ndonjë tërmeti, por sipas gjasave është si pasojë e rrëshqitjeve nënujore që janë shfaqur pas aktivizimit të vullkanit Ana Krakatao. /Telegrafi/

Exit mobile version