Telegrafi

Rritet numri i viktimave, detaje të reja rreth sulmit me veturë në Trier të Gjermanisë

Të paktën katër njerëz u vranë dhe rreth 30 u plagosën kur një veturë u përplas me këmbësorët në qytetin gjerman të Trierit.

Kështu së paku ka konfirmuar policia gjermane, e cila ka dhënë edhe detaje të tjera rreth sulmit, transmeton Telegrafi.

“Të martën pasdite, një 51-vjeçar përplasi njerëzit në zonën e këmbësorëve me veturën e tij. Automjeti goditi disa kalimtarë brenda një kilometri. Katër persona vdiqën, disa u plagosën rëndë. Njëra nga viktimat ishte një fëmijë i vogël. Shoferi u arrestua edhe pse rezistoi”, thuhet në njoftimin e policisë gjermane.

Burri 51-vjeçar u ndalua dhe po merret në pyetje. Nuk ka asnjë informacion mbi motivin e sulmit.

Shoferi nuk kishte rekord penal. Ai ka jetuar në një veturë gjatë ditëve të fundit dhe gjatë sulmit ishte i dehur, ku rezultoi se kishte 1.4 për milje në gjak.

Policia thotë se motivi i sulmit nuk ishte as politik dhe as fetar, duke thënë se ishte vetëm një aksident.

Mes viktimave, së bashku me një foshnjë nëntë muajshe, janë një vajzë 25-vjeçare, një 45-vjeçare dhe një grua 73-vjeçare. /Telegrafi/