Është rritur numri i personelit ushtarak që ka humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri turk.
Të paktën 11 ushtarë turq, përfshirë një oficer i lartë, kanë vdekur dhe dy të tjerë u plagosën kur një helikopter ushtarak u përplas në Turqinë lindore, tha Ministria e Mbrojtjes.
“Numri i dëshmorëve tanë është rritur në 11. Ne dëshirojmë mëshirën e Allahut mbi dëshmorët tanë dhe u shprehim ngushëllimet tona familjeve të tyre të çmuara”, shkruan në deklaratën e ministrisë, raporton aa.
Në një deklaratë të mëparshme, ministria tha se 10 ushtarë humbën jetën dhe tre ushtarë u plagosën pas rrëzimit të helikopterit në provincën Bitlis.
Kontakti me helikopterin ushtarak të tipit Cougar, i cili u ngrit nga provinca lindore Bingol për rrethin Tatvan të Bitlis në 1.55 pasdite, humbi në 2.25 pasdite. /Telegrafi/
Tatvan’da kaza kırıma uğrayan helikopterdeki kahraman silah arkadaşımızdan biri daha kurtarılamayarak şehit olmuştur. Şehit sayımız 11’e yükselmiştir. Kahraman şehitlerimize Allah’tan rahmet, değerli ailelerine başsağlığı diliyoruz. Asil milletimizin başı sağ olsun🇹🇷
— T.C. Millî Savunma Bakanlığı (@tcsavunma) March 4, 2021