Site icon Telegrafi

Rritet numri i turistëve të huaj në Maqedoni

Se turizmi zhvillohet në Maqedoni, tregojnë edhe statistikat sipas raportit të dhjetorit të vitit 2015 ku vendi u vizitua nga 40,333 turistë dhe u realizua vizita e 77,423 mijë turistëve që qëndruan për një natë, transmeton Telegrafi.

Turistët kryesisht e vizitojnë Shkupin, por edhe vendet tjera turistike në Maqedoni, dhe më pak vizita frekuentohen në banja.

Në mesin e turistëve, më të shumtë janë turqit, grekët, serbët, bullgarët, shqiptarët e Kosovës, dhe numri më i vogël i turistëve erdhën nga vende të tilla si Luksemburgu, Letonia, Zelanda e Re, Afrika e Jugut, Estonia, Bjellorusia.

Numri i turistëve në dhjetor 2015, në krahasim me muajin dhjetor të vitit 2014, u rrit për 24.4% dhe numri i atyre që qëndruan një natë është rritur për 19.7%, thuhet në raportin Enti shtetëror për statistikë.

Numri i turistëve vendas në dhjetor të vitit 2015, në krahasim me muajin dhjetor të vitit 2014, u rrit për 33.2% dhe numri i turistëve të huaj është rritur për 18.9%. Kurse numri i atyre që qënduan, turistëve vendas në dhjetor 2015, në krahasim me muajin dhjetor të vitit 2014, u rrit për 27.3% kurse numri i të turistëve të huaj është rritur për 14.0%. /Telegrafi/

Exit mobile version