Fundjava që lamë pas, ka vijuar me shtim të turistëve që vijnë për të vizituar Shqipërinë.
Sipas të dhënave nga porti i Durrësit, vetëm të shtunën dhe të dielën, në këtë pikë kalimi, janë përpunuar në hyrje 9,147 pasagjerë dhe 3,270 mjete.
Ndërkohë që bëhet me dije se numri në dalje nga porti i Durrësit, ka qenë shumë herë më i vogël.
Autoritetet portuale në Durrës bëjnë me dije se janë marrë të gjitha masat për përpunimin pa vonesa dhe krijimin e lehtësirave të nevojshme për udhëtarët. /Telegrafi/