Në gusht të këtij viti janë evidentuar 156.763 turistë në Maqedoni, përcjell telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i turistëve në gusht të këtij viti është ulur për 7.2%, në krahasim me të njejtin muaj vjet, ndërsa numri i qëndrimeve është më i vogël për 3.9%.
Numri i turistëve të vendit është ulur për 4.5% ndërsa numri i të huajve për 10.9%. Në tetë muajt e parë të vitit në Maqedoni janë regjistruar 617.150 turistë që është rritur në krahasim me vitin e kaluar për 4.1%.
Ata relizuan 1.929.279 qëndrime ose për 1.8% më shumë nga periudha e njejtë e vitit të kaluar./Telegrafi/