Mbi 90 mijë turistë të huaj e kanë vizituar Maqedoninë gjatë gushtit të këtij viti, nga të cilët më të numërt kanë qenë nga Turqia, gjegjësisht 21.093, pastaj 5.926 nga Polonia, 4.316 nga Rumania, 3.739 nga Greqia, 3.470 nga Bullgaria dhe 3.257 nga Gjermania, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të dhënat nga Enti shtetëror për statistikë tregojnë se numri i turistëëe në gusht të vitit 2017 arrin 188.758, ndërsa numri i bujtjeve arrin 766.844.
Numri i turistëve në gusht të vitit 2017, në krahasim me gushtin e vitit 2016 është rritur për 20.4 për qind, ndërsa numri i bujtjeve është rritur për 10.4 për qind.
Numri i turistëëe vendor në gusht të këtij viti arrin 98.289 dhe në krahasim me gushtin e vitit 2016 është rritur për 3.4 për qind, ndërsa numri i turistëve të huaj arrin 90.469 dhe është rritur për 46.5 për qind.
Në periudhën janar-gusht të vitit 2017, në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar, numri i turistëve është rritur për 15.8 për qind edhe atë te turistët vendor ka rritje për 6.6 për qind, ndërsa te të huajt ka rritje për 22.7 për qind./Telegrafi/