Site icon Telegrafi

Rritet numri i turistëve në Maqedoni

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), numri i turistëve në shkurt të këtij viti ishte 36.869 persona, kurse numri i bujtjeve ishte 79.862 netë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Të dhënat tregojnë se krahasuar me shkurtin e vitit 2016, turizmi sivjet është rritur për 13.6%, kurse i bujtjeve është rritur për 10.3%. Numri i turistëve të brendshëm është rritur për 15.9%, kurse rritje ka edhe te numri i turistëve të jashtëm, për 12.2%./Telegrafi/

Exit mobile version