Site icon Telegrafi

Rritet numri i turistëve në Dojran për festën e Ilindenit

Mijëra turistë nga vendi dhe shtetet e rajonit sidomos nga Serbia dhe Greqia, sot kanë frekuentuar Liqenin e Dojranit.

Turistët kanë ardhur për të shënuar festën e “Shën Ilijas”, si dhe njëkohësisht të ndjekin manifestimin kulturor “Shtrëngim duarsh në Dojran”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pas ditës së sotme, Dojrani shpreson se do të ketë sezon më të mirë turistik, me numër mëtë madh të turistëve nga vendi dhe shtetet e rajonit. Deri sot numri i turistëve në plazh ka qenë i zbehur, por në këtë kanë ndikuar edhe kushtet klimatike”, tha kryetari i Dojranit Ango Angov./Telegrafi/

Exit mobile version