Drejtoria e Inteligjencës Financiare (DIF) ka pranuar 232 raporte të transaksioneve të dyshimta ose 4 më shumë se vitin 2016. 229 u dorëzuan me dyshim ose tentativë për pastrim parash dhe 3 me dyshim ose përpjekje për të financuar terrorizmin. Madje 177 nga këto raporte janë dorëzuar nga bankat e Maqedonisë.
Shumica ose 2,359 raporte janë dorëzuar nga avokatë, pothuajse 2000 nga firma kontabiliteti, ndërsa ka edhe raporte të dorëzuara nga këmbimore dhe kazino, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për rastet për të cilat analizat konfirmojnë dyshime për një vepër tjetër penale të kryer, përveç pastrimit të parave ose financimit të terrorizmit, njoftimi duhet t’i dorëzohet autoritetit kompetent në varësi të natyrës së veprës penale për të cilën ekzistojnë dyshime.
“Drejtoria deri tek institucionet kompetente ka dorëzuar 35 raporte, nga të cilat 22 raporte nën dyshimin për pastrim parash dhe 13 raporte të financimit të terrorizmit, ndërsa 11 raste janë vënë në pritje, pasi nga kontrollet që janë kryer nuk janë konfirmuar dyshimet për vepër penale”, thonë nga DIF.
Administrata siguroi 30 informata për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit në institucionet kompetente të vendeve të tjera, që është shumë më tepër se 2016 kur 19 ose 9 në vitin 2015 janë dorëzuar./Telegrafi/