Ka shkuar në 14 numri i viktimave nga sulmi i djeshëm në stacionin e metrosë në Shën Petersburg të Rusisë, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme ruse.
Personi i dyshuar për vrasjen e 14 njerëzve është një vendas i Kirgistanit që e ka marrë shtetësinë ruse, thotë shërbimi i sigurisë së Azisë Qendrore.
Rreth 50 të tjerë u plagosën në shpërthimin në dy stacionet nëntokësore të hënën pasdite, shkruan BBC.
Shërbimit i Sigurisë së Kirgistanit e ka identifikuar sulmuesin si Akbarzhon Jalilov, i cili u tha se ka lindur në Osh në 1995.