Telegrafi

Rritet numri i të vdekurve nga coronavirusi në Brazil, presidenti Bolsonaro kërcënon me dalje nga OBSH-ja

Brazili e ka shënuar një rekord të zi, me 1,437 të vdekur nga coronavirusi brenda 24 orëve, duke e ngritur në mbi 35 mijë numrin e përgjithshëm të viktimave.

Kjo ka bërë që presidenti brazilian, Jair Bolsonaro të kërcënojë se shteti që e udhëheqë do të del nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, pasi konsideron se ky shtet nuk ka bërë sa duhet në trajtimin e pandemisë, transmeton Telegrafi.

“Virusi po e vret nga një brazilian për çdo minutë, derisa ju po e lexoni këtë, një tjetër ka vdekur”, ka thënë Bolsonaro për mediet. Megjithëse, presidenti brazilian fillimisht coronavirusin, e përshkruante si një ftohje të lehtë.

“Pasi që Shtetet e Bashkuara u larguan nga OBSH-ja, po mendojmë që edhe ne ta bëjmë të njëjtën gjë. Kjo organizatë nuk duhet të mbajë anë e askujt, ose do të largohemi edhe në”, iu tha Bolsonaro gazetarëve në pallatin presidencial. /Telegrafi/