Numri i vdekjeve në një aksident aeroplani në Indi është rritur në 18 gjersa 16 njerëz janë plagosur rëndë.
Një aeroplan i Air India mbante 190 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit kur thjesht u përgjysmua me rastin e zbarkimit në një pistë aeroporti në Indi.
Është konfirmuar se piloti dhe bashkë-piloti i aeroplanit ishin në mesin e viktimave dhe se gjithsej 123 njerëz morrën lëndime të vogla dhe të rënda, raporton CNN, transmeton Telegrafi.
Air India Express AXB1344 në kohën e aksidentit ishte duke riatdhesuar të shtetas indianë që nuk ishin në gjendje të ktheheshin në shtëpi për shkak të coronavirusit.
Shumica e pasagjerëve u shpëtuan sepse aeroplanin fatmirësisht nuk e kapi zjarr gjersa zbriste në pistë, dhe pasagjerët e plagosur aktualisht ndodhen në spitalet indiane.
Shkaku i këtij aksidenti është i panjohur, dhe Ministri i Aviacionit Civil Hardeep, Singh Puri tha për televizionin kombëtar mbrëmë se një hetim do të përcaktonte shkakun e përplasjes. /Telegrafi/