Të paktën 115 persona kanë vdekur pas sulmit të mbrëmshëm pranë Moskës, ka thënë komiteti hetues rus.
“Në vendin e sulmit terrorist në sallën e koncerteve Crocus City Hall, kur shërbimet e urgjencës po pastronin rrënojat, u gjetën më shumë trupa të të vdekurve”, tha komiteti.
“Kështu, numri i të vdekurve aktualisht është 115 persona”, shkruan më tutje në njoftim, raporton skynews.
The third Special Forces group entered the "Crocus City Hall" in Moscow
The attackers' car, which could be mined, is parked in the parking lot in front of #Crocus. It was cordoned off.
Law enforcers have blocked all exits from #Moscow. The traffic police is conducting random… pic.twitter.com/vwd12eu4KM
— NEXTA (@nexta_tv) March 22, 2024
Guvernatori i rajonit të Moskës, Andrey Vorobyov thotë se pret që numri i të vdekurve të rritet, pasi punonjësit e shpëtimit vazhdojnë të lëvizin rrënojat në vendngjarje.
“Shpëtimtarët po punojnë në skenën e tragjedisë në Crocus – ata po vazhdojnë të pastrojnë rrënojat dhe të kërkojnë njerëz”, tha ai.
“719 specialistë dhe 213 pajisje janë të përfshirë… 20 trupa të tjerë janë gjetur nën rrënoja. Puna do të vazhdojë edhe për të paktën disa ditë”, shtoi Vorobyov.
Ndryshe, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për vrasjet, duke pretenduar se ka sulmuar një tubim të madh të të krishterëve në Krasnogorsk në periferi të Moskës. /Telegrafi/
https://twitter.com/visegrad24/status/1771265635818803238