Nga viti në vit numri i pacientëve me sëmundje kronike po rritet, këtë vit në Institutin për sëmundje të mushkërive janë paraqitur 200 pacientë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas mjekëve arsye kryesore për këto sëmundje janë pirja e duhanit dhe ajri i ndotur.
“Simptomat më të shpeshta të kësaj sëmundje janë frymëmarrja e vështirë, kollitja e rëndë, dobësimi si dhe humbja e oreksit dhe peshës”, deklaruan nga Institutit për sëmundje kronike dhe sëmundjen e tuberkulozës.
Kjo sëmundje më shpesh paraqitet tek personat mbi moshën 40 vjeçare, dhe sipas mjekëve zbulimi i hershëm parandalon komplikimet e mëdha por duhen kontrolle të rregullta mjekësore.
Në botë 3 milionë njerëz në vit vdesin nga sëmundja e mushkërive dhe është sëmundja e tretë si arsye për vdekje./Telegrafi/