Rritet numri i të rinjve me sëmundje kardiovaskulare. Në Spitalin e përgjithshëm të Shkupit “8 Shtatori”, në një vit janë bërë 1 mijë procedura koronare prej të cilave shumica tek personat e moshës 40 vjeçare. Shkak për këtë, kardiologër e theksojnë mënyrën dinamike të jetës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Viti i 40-të është viti kur fillojmë të paguajmë tatimin e shprehive tona, kështu që kemi shumë njerëz të rinj me ndryshime të rëndësishme dhe një pjesë e mirë të intervenimeve që i bëjmë këtë vit janë njerëz të rinj”, tha për Alsat M, Antonio Antovski, kardiolog në Spitalin “8 Shtatori”.
Problem në spital paraqet numri i pamjaftueshëm i infermiereve. Të gjitha procedurat koronara i kanë kryer shtatë mjekë me ndihmën e vetëm dy infermiereve.
Përndryshe, sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku numër një për vdekshmërinë në Maqedoni./Telegrafi/