Site icon Telegrafi

Rritet numri i të prekurve nga lia e dhenve në Veles

Sipas të dhënave nga Qendra e Shëndetit Publik – Veles, gjatë këtij muaji janë regjistruar 49 persona me sëmundjen e lisë së dhenve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Epidemiologia Dr. Biljana Trajkova, tha se nga shumica e rasteve, 33 janë fëmijë të moshës parashkollore nga një deri në shtatë vjeç, të cilët ndjekin kopshtin. Nga të sëmurit, 12 janë fëmijë të moshës 7 deri 14 vjeç, një person i moshës 15 deri në 19 vjeç dhe tre janë të moshës 20 deri 59 vjet.

‘Karakteristikë është se sëmundja ndodh në ciklet e tre ose katër vjet më vonë, në masë të madhe ndodh te fëmijët që nuk janë prekur më parë nga kjo sëmundje’, shtoi Trajkova. /Telegrafi/

Exit mobile version