Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë, ka regjistruar 38 persona të sëmurë nga lia e dhenve, që është dyfish më shumë në krahasim me muajin e kaluar, kur ishin regjistruar 16 persona, informojnë nga QSHP në Kumanovë. Sipas mjekes Jadranka Stamenovska, pritet që numri i të sëmurve gjatë muajve të ardhshëm të rritet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Numri më i madh i të prekurve janë fëmijët deri në moshën 6 vjeçare, ku janë regjistruar 30. Dhe kemi 28 persona të moshës së rritur. Kjo është sëmundje akute infektuese dhe pas shërimit mbetet imunitet solid, megjithatë është numër i madh i të infektuarve”, deklroi Stamenovska.
Sipas epidemiologëve, kjo sëmundje kalon me fotografim të lehtë klinik në periudhë prej dy deri tre javë. Epidemiologët paralajmërojnë higjienë tëk fëmijët dhe pastrim të shpeshtë të hapësirave./Telegrafi/