Instituti i Onkologjisë është mbushur me pacientë të prekur nga kanceri.
Këtë fillimvit janë regjistruar 68 raste të reja, që i bie 10 për qind më shumë se në vitin e kaluar, në mesin e të cilave prin kanceri i gjirit.
Sipas mjekëve, kjo ngritje është normale.
Ajo çfarë i mungon Institutit të Onkologjisë në QKUK është stafi mjekësorë dhe aplikimi i rrezatimit të radioterapisë për fëmijët por që fatmirësisht në këtë vit nuk është shënuar asnjë rast i tillë.