Numri i personave të regjistruar si të papunë në Spanjë u rrit me 0.62% në muajin shtator nga gushti, apo me 22,901 persona, duke lënë kështu 3.72 milionë jashtë tregut të punës, tregojnë të dhënat e Ministrisë.
Shtatori ishte muaji i dytë radhazi i rritjes së papunësisë, pasi nxitja e fuqishme e sezonit turistik po mbaron. Në normën e përshtatur sezonale, personat e regjistruar si të papunë ranë në 16,906, tregon Ministria.
Përfundimi i sezonit turistik shkaktoi një rritje të të papunëve në industrinë e shërbimeve me 39, 268 njerëz, ndërsa në bujqësi, industri dhe ndërtim, numri i të papunëve ra lehtë.
Totali i personave që paguajnë drejt sistemit të sigurimit social, u rrit me 12.035 njerëz në 17.71 milionë, tregon Ministria e Punës.
Të dhënat tremujore për papunësinë llogariten nga një sondazh i Institutit Kombëtar të Statistikave, dhe qëndroi në 20% për periudhën prill-qershor. /Telegrafi/