Site icon Telegrafi

Rritet numri i të infektuarve në Maqedoni, 47 raste të reja dhe 14 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 3.593, ndërsa janë regjistruar 47 raste të reja me coronavirus.

Në Shkup – 19, Tetovë – 11, Kumanovë – 6, Manastir – 3, Prilep, Strumicë dhe Vallandovë nga 2, Veles dhe Gostivar nga 1.

Nga MSH informojnë se sot nuk është regjistruar asnjë viktimë nga coronavirusi.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 14 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 156.171, numri i pacientëve të shëruar është 150.321, numri i të vdekurve është 5.491, ndërsa numri i rasteve aktive është 359./Telegrafi/

Exit mobile version