Telegrafi

Rritet numri i shtetasve të huaj që hyn në Shqipëri

Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar në muajin maj të këtij viti është 721.054, dhe krahasuar me majin e vitit të kaluar, ky tregues rezulton me rritje 1,9 për qind.

Sipas një njoftimi të INSTAT-it, numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri është 360.082, ku krahasuar me majin e vitit që shkoj, ky numër është rritur me 0,4 për qind.

“Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në pesëmujorin e parë 2017 është 1.321.474, duke u rritur me 9,5 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Shtetasit shqiptarë dhe të huaj të dalë nga vendi në Maj 2017 janë 789.052 duke shënuar një ulje me 2,1 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë në Maj 2017 është 407.096. Krahasuar me muajin Maj 2016, ky numër është ulur 2,7 për qind. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në pesëmujorin e parë 2017 është 1.882.335, duke u rritur me 3,8 për qind, krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më parë”, thuhet në njoftimin e INSTAT-it. /Telegrafi/