Gjigandi gjerman i automobilave shënon një rritje në shitjet e veturave elektrike mbi njëqind për qind.
Shitjet e automjeteve elektrike Mercedes (BEV) u rritën 123 për qind në 56,300 njësi në tremujorin e dytë të vitit fiskal 2023, tha të martën prodhuesi gjerman i automjeteve.
Popullariteti në rritje i automjeteve elektrike kontribuoi gjithashtu në një rritje të shitjeve totale të Mercedes-Benz gjatë tremujorit të dytë me 6 për qind në 515,700 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.
Ndryshe, shitjet totale u rritën 5 për qind në 1,019,200 njësi në gjysmën e parë të 2023, me Evropën, Azinë dhe Amerikën e Veriut që përbënin pjesën më të madhe të vëllimit të shitjeve, por ranë 18 për qind në pjesën tjetër të botës pas vendimit të prodhuesit të automjeteve për tu larguar nga tregu rus.
“Me fokus në rritjen e qëndrueshme, ne arritëm shitje më të larta në të gjitha rajonet dhe segmentet kryesore – veçanërisht për automjetet tona elektrike dhe më të shtrenjta”, tha Brita Seeger, anëtare e bordit drejtues të kompanisë. /Telegrafi/