Telegrafi

Rritet numri i shfrytëzuesve të internetit në Maqedoni

Në tremujorin e parë të vitit 2016, 75.3% e amvisërive kanë patur qasje në internet, nga shtëpia, që është një rritje prej 6%, krahasuar me vitin paraprak, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga popullsia e moshës 15 deri 74 vjeçare, 72% kanë shfryrëzuar internet, kurse 61% kanë shfrytëzuar çdo ditë, ose thuajse çdo ditë.

Telefonat celular, ose telefonat e mençur kanë qenë mjetet më të shfrytëzueshme për qasje në internet te 81% e shfryrëzuesve të internetit, ndërkaq më së shumëti, pra 92%, te popullsia e moshës 15-24 vjeçare.

19.3% e personave kanë blerë prodhime të ndryshme përmes internetitn, në 12 muajt e fundit, prej të cilëve 55% kanë blerë veshje, ose pajisje sportive.

49% e shfrytëzuesve të internetit në 12 muajt e fundit, nuk kanë dhënë informata personale në internet, kurse 37% e informacioneve kanë të bëjnë me të dhëna për kontakt, si edhe 33% kanë dhënë informacione personale si emri, mbiemri, data e lindjes, numri i letërnjoftimit./Telegrafi/