Është rritur numri i rasteve pozitive të infektuara me virusin COVID-19, në Kosovë. 43 raste janë konfirmuar me këtë virus gjatë 24 orëve të fundit nga 275 testime të bëra, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Gjithashtu sipas njoftimit gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.312.
Në total numri i rasteve aktive është 154.
Në 24 orët janë dhënë 46 doza të vaksinës kundër COVID-19
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.243 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.608 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 103.078 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/