Nga periudha janar-nëntor të këtij viti, Shqipërinë e kanë vizituar 16.2% më shumë turistë të huaj, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ndërsa qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë janë ata që kryesojnë.
Sipas Institutit Shtetëror për Statistika në Shqipëri, gjatë kësaj periudhe ka pasur 5.646.104 turistë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga numri i përgjithshëm, 640.104 persona janë qytetarët të Maqedonisë, që është për 5.9% më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Vetëm në muajin nëntor kanë qenë të pranishëm 37.273 qytetarë të Maqedonisë apo 5.1% më shumë krahasuar me të njëjtin vit të vitit të kaluar.
Para qytetarëve të Maqedonisë, janë shqiptarët nga Kosova numri i të cilëve është 2.013.887 apo për 19% më shumë krahasuar me periudhën e vitit të kaluar./Telegrafi/