Site icon Telegrafi

Rritet numri i qytetarëve që kërkojnë faljen e borxheve (Video)

Edhe pak ditë ka mbetur deri tek përfundimi i afatit për faljen e borxheve publike.

E për këtë arsye shumë konsumatorë të martën kanë pritur në radhë tek Ujësjellësi “Prishtina”, njofton Klan Kosova.

Ndonëse ky afat do të përfundojë më 2 shtator, zëdhënësja e ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka thënë se afati ka nevojë të shtyhet.

Numri i konsumatorëve që kërkojnë faljen e borxheve është rritur edhe në ndërmarrjen “Pastrimi”.

 

Exit mobile version