Telegrafi

Rritet numri i qytetarëve që heqin dorë nga shtetësia e Kosovës

Në Kosovë, autoritetet thonë se çdo vit rritet numri i qytetarëve që po heqin dorë nga shtetësia e vendit.

Vetëm gjatë nëntë viteve të fundit, rreth 42 mijë persona kanë dorëzuar shtetësinë e Kosovës.

Organizatat jo qeveritare thonë se largimi nga Kosova i qytetarëve është dukuri normale, por ata po bëjnë thirrje që të shfrytëzohen potencialet e tyre për të investuar në Kosovë.

Sipas të dhënave të katër vjetëve të fundit, mesatarisht në vit nga nënshtetësia e Kosovës janë liruar më shumë se 5,000 mijë qytetarë. Trendi i lirimit nga nënshtetësia ka shënuar ngritje nga viti 2014.

Në vitin 2014 nga nënshtetësia e Kosovës kanë hequr dorë 5,158 persona, kurse më 2016, ky numër ka shënuar rritje në 5,871 persona.