Site icon Telegrafi

Rritet numri i punëtorëve në industrinë e Maqedonisë

Numri i punëtorëve në industri në muajin gusht është rritur për 1,3 për qind krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, por ulje shënohet në sektorin e minierave për 1,7 për qind dhe në Furnizimin me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 5,9 për qind.

Sipas Entit Shtetëror për Statistikë, rritje shënohet në sektorin e Industrisë së përpunuar për 1,9 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punëtorëve në industri shënon rritje te prodhimet kapitale për 13,5 për qind, ndërsa rënie ka te Energjia për 4,6 për qind. Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 3,9 për qind. Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjërë për 5,8 për qind dhe Prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjërë për 1 për qind.

Në periudhën janar-gusht ka rritje të numrit të punëtorëve prej 0,9 për qind në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

 

Exit mobile version