Site icon Telegrafi

Rritet numri i punëtorëve në industri

Numri i punëtorëve në industri, gjatë muajit mars është rritur për 2,1 për qind krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa në tre muajt e parë të vitit 2016 është më i madh për 1,8 për qind sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistika, numri i punëtorëve në sektorin e Xehetarisë dhe mihjes së gurit, në mars të vitit 2016 krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar shënon rritje prej 1,1 për qind, në sektorin e Industrisë së përpunimit ka rritje prej 2,1, ndërsa në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe kondicionim ka rritje prej 2,8 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punëtorëve shënon rritje prej 3,1 për qind tek Energjia, 4,3 për qind tek Prodhimet e ndërmjetme, 18,2 tek Prodhimet kapitale dhe 0,7 për qind tek Produktet afatgjate për konsum të gjerë, ndërsa një rënie prej 2,3 për qind është shënuar tek Prodhimet me afat të kufizuar për konsum të gjerë./Telegrafi/

Exit mobile version