Site icon Telegrafi

Rritet numri i punësimeve në industrinë e Maqedonisë

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), numri i të puënsuarve në industri në shkurt të këtij viti, krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, si edhe në dy muajt e parë, është rritur për 0.4%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rritje është regjistruar në sektorët e xehetarisë dhe gurthyeseve (1%), industrinë e përpunimit (0.4%), energji (0.9%), prodhimet e ndërmjetme (3.3%), prodhimet kapitale (4.4%) dhe prodhimet afatgjate për përdorim të gjërë (4.9%).

Rënie është regjistruar në furnizim me energji elektrike, gaz, avullim dhe klimatizim (0.2%), si edhe prodhime afatshkurtëra për përdorim të gjërë (2.4%)./Telegrafi/

Exit mobile version