Numri i fëmijëve të lindur gjallë në tremujorin e tretë të vitit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 0,7 për qind dhe arrin 5,654 fëmijë të lindur gjallë, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistika.
Sipas të dhënave të ESHS, në tremujorin e tretë të këtij viti në krahasim me tremujorin e tretë të vitit të kaluar është evidentuar ulje prej 6,7 për qind e numrit të personave të vdekur, i cili arrin 4,423, nga të cilët 28 janë foshnje të vdekura, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rritja natyrore arrin 1.231, që do të thotë për aq persona është numri më i madh i fëmijëve të lindur gjallë nga numri i personave të vdekur.
Numri i martesave të lidhura në këto tre muaj të vitit është zvogëluar për 11,4 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2017 dhe arrin 4.159 martesa. Gjatë tremujori të tretë janë marrë 397 raporte për martesa të divorcuara.