Javën e kaluar (prej 13 deri 19 nëntor) janë regjistruar 67 raste të reja të sëmurë nga gripi, që është rritje në krahasim me javën parprake, ku ishin regjistruar 47 persona me grip.
Nga Instituti për Shëndet Publik i Maqedonisë thonë se në sezonin 2017/18 numri i përgjithshëm i të sëmurve nga gripi arrin 367, njofton Telegrafi Maqedoni.
Numri më i madh i të sëmurëve të paraqitur janë të moshës prej 15 deri 64 vjeçare.
Nga ISHP thonë se deri tani janë vaksinuar 27990 persona dhe janë shfrytëzuar 99.9 për qind e vaksinave të blera, ndërsa numri më i madh i të vaksinuarve janë mbi moshën 65-vjeçare./Telegrafi/