Site icon Telegrafi

Rritet numri i partive politike në Kosovë, regjistrohen edhe tri të reja

Komisioni Qendror i Zgjedhje në mbledhjen e mbajtur sot ka votuar për regjistrimin edhe të tri partive të reja politike.

Nga 44 sa ishin deri më tani, regjistrit të partive politike i shtohen edhe tri të tjera, duke e çuar në 47 numrin e përgjithshëm të tyre.

Partitë e reja politike janë: Iniciativa Balli, Bošnjačka Stranka dhe Kosova Adalet Türk Partisi.

Drejtori Ekzekutiv i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, Ylli Buleshkaj, tha se të gjithë këto parti i kanë plotësuar kushtet ligjore. /Telegrafi/

Exit mobile version