Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 626.
ShSKUK bën të ditur se 527 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, ku 470 me oksigjeno-terapi dhe 26 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në QKUK, 236 pacientë të shtrirë, 201 prej tyre Covid-19 pozitivë, 185 me oksigjeno-terapi:
– Klinika Infektive, 110 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 36 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
– Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë
– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 71 pacientë
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 390 pacientë, 326 prej tyre Covid-19 pozitivë, 285 me oksigjeno-terapi:
– Spitali i Prizrenit, 75 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 103 pacientë
– Spitali i Pejës, 69 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 80 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 9 pacientë
– Spitali i Ferizajt, 42 pacientë
Ndryshe, nga data 20 gusht në Kosovë do të hyjnë në fuqi masa të reja kufizuese antiCOVID. Me masa të reja, ndalohen dasmat, ahengjet familjare si dhe sektori gastronomisë lejohet të punojë vetëm deri në ora 22:30.
Me masat e reja po ashtu ndalohet hyrja në mjetet të transportit publik pa maskë.
Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë, duke shfrytëzuar kapacitetin e plotë të ulëseve, me kusht që personeli dhe udhëtarët të mbajnë maskën gjatë tërë kohës. /Telegrafi/