Telegrafi

Rritet numri i pacientëve, 575 të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme, prej tyre 418 në oksigjeno-terapi

Foto: Ilustrim

Në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme po vazhdon të rritet numri i pacientëve që kërkojnë hospitalizim.

Në raportin e ShSKUK thuhet se janë 575 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshëm, 468 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 418 me oksigjeno-terapi dhe 29 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK, 206 pacientë të shtrirë, 170 prej tyre Covid-19 pozitivë, 155 me oksigjeno-terapi

Klinika Infektive, 113 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 36 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 11 pacientë

Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 44 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 369 pacientë, 298 prej tyre Covid-19 pozitivë, 263 me oksigjeno-terapi.

Spitali i Prizrenit, 70 pacientë

Spitali i Gjakovës, 91 pacientë

Spitali i Pejës, 64 pacientë

Spitali i Gjilanit, 81 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë

Spitali i Ferizajt, 37 pacientë. /Telegrafi/