Site icon Telegrafi

Rritet numri i njerëzve që po kërkojnë policët e zhdukur

Numri i atyre që janë vënë në kërkim të dy policëve të zhdukur të shtunën që shkoi sot është rritur.

Janë gjithsej 170 pjesëtarë të institucioneve të Kosovës, Policisë, FSK-së, Agjencisë për Emergjenca dhe institucione tjera të cilët që nga mëngjesi kanë nisur kërkimet për t’i gjetur dy policët të cilët dyshohet se në një vetaksident me veturë zyrtare kanë rënë në lumin Lepenc.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë për KosovaPress se kërkimet po bëhen në lum, afër tij dhe në vendet përreth.

Sipas tij, sot është zgjeruar perimetri i kërkimeve dhe ato kanë filluar sërish që nga vendi ku supozohet se ka rënë vetura me dy policët.

Të shtunën që shkoi rreth orës 21:00 sipas Policisë policët e stacionit policor të Kaçanikut, Malsor Dashi dhe Armend Trena me veturën e tyre zyrtare kanë rënë në lumin Lepenc.

Që nga ajo ditë nuk dihet për fatin e dy policëve, ndërsa vetura me të cilën ishin aksidentuar është nxjerr nga uji natën e aksidentit.

Exit mobile version