Telegrafi

Rritet numri i magjistrave dhe doktorantëve në Maqedoni

Sipas të dhënave më të reja të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), në vitin 2015, 2440 persona kanë përfunduar studimet master, ndërkaq studimet e doktoraturës i kanë përfunduar 246 persona, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Studime doktorature personat i kanë përfunduar më së shumti në shkencat shoqërore, pra 29.3%, pastaj shkencat medicinale, 25.2%, shkencat tekniko-teknologjike, 21.1%, ndërsa pjesa tjetër e personave kanë doktoruar në sferën e shkencave humane, bioteknologji dhe matematiko-natyror.

Numri i magjistrave është rritur për 11.2%, kurse i doktorantëve për 19,4%, ndërkaq 58% e magjistrave janë femra.

70% e magjistrave janë të sferës shoqërore, 16% kanë magjistruar në drejtim tekniko-teknologjike, kurse pjesa tejtër kanë magjistruar në sferën e shkencave humane, bioteknologji, medicinë dhe matematiko-natyror./Telegrafi/