Site icon Telegrafi

Rritet numri i kontrolleve në ‘Termini im’

Numri i termineve për kontrolle këtë muaj është rritur për 12 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Më konkretisht, në maj të vitit 2015 në sistem janë regjistruar 380,784 termine, ndërsa këtë muaj 425,979 termine. Për 16 përqind, përsëri, është rritur numri i kontrolleve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këto janë të dhënat e Sistemit Kombëtar për regjistrime elektronike në Shëndetësi “Termini im”, ku sot në një konferencë për shtyp janë paraqitur nga ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov. Një nga reformat, e cila ka fituar çmim ndërkombëtar dhe e njohur ndërkombëtarisht, thuhet se është: reforma “Termini im”.

‘Beteja jonë e vazhdueshme është që të rrisim numrin e termineve dhe në këtë mënyrë të reduktojmë kohën e pritjes dhe shërbimet shëndetësore të jenë sa është e mundur në dispozicion për ata që kanë nevojë. Në përqindje rritja më e madhe në ‘Termini im’ ka në këto sektorë specializimesh: radioterapi, x-ray të inçizimit, tomografi në kompjuter dhe shërbime në Reumatologji, Hematologji, Pneumologji, frymëmarrjes dhe alergji, kabineti për diabet dhe të tjeta, tha Todorov.

Sipas Milan Arizankovski, drejtor në Drejtorinë për elektronikë në Shëndetësi ‘Termini im’ ku drejtohen shumë sektorë specializimesh, ekziston një reduktim drastik të kohës së pritjes. /Telegrafi/

Exit mobile version