Site icon Telegrafi

Rritet numri i intervenimeve nga ekipet e ujësjellësit, temperaturat e ulëta bëjnë problem

Për shkak të ngrirjes së instalimeve të ujësjellësit, ekipet e NP “Vodovod” në Kumanovë, në ditë intervenojnë prej 35 deri 45 herë, informoi sot drejtori i ndërmarrjes Goran Stojkovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për shkak të temperaturave të ulëta vjen deri te ngrirja e njësive vertikale. Edhe në banesat të cilat nuk janë nën kompetencë të ndërmarrjes, mundohemi t’u dalim në ndihmë qytetarëve në kuadër të mundësive tona”, deklaroi Stojkovski.

Sipas Stojkovskit, më së shpeshti intervenohet në amvisëritë ku nuk ka të instaluara rrjet mbrojtës për instalimet e ujësjellësit./Telegrafi/

Exit mobile version