(E plotësuar) Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 ka goditur Ekuadorin duke vrarë të paktën 77 persona dhe duke plagosur më shumë se 500 persona, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.
Tërmeti ndodhi në orën 18:58 sipas kohës lokale të shtunën pranë qytetit verior bregdetar në Muisne.
Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në gjashtë provincat, ndërsa Garda Kombëtare është mobilizuar.
Presidenti Rafael Correa u ka bërë u ka bërë thirrje qytetarëve që ta ruajnë qetësinë.
Pas Japonisë ku mbetën dhjetëra të vdekur, një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur edhe Ekuadorin.
Zëvendëspresidenti i Ekuadorit, Jorge Glas ka thënë se një tërmet i fuqishëm me magnitudë prej 7.8 ballësh ka goditur vendin duke lënë të vdekur të paktën 41 persona.
Siç raportojnë mediat e huaja, në gjashtë provinca të Ekuadorit është shpallur gjendja emergjente, ndërsa Garda Kombëtare është mobilizuar për t’i dalë në ndihmë të prekurve, transmeton KosovaPress.
Epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit bregdetar Muisne. Nga lëkundjet e fuqishme është shkatërruar një urë në qytetin më të madh të vendit, Guayaquil.
Tërmeti ka shkaktuar panik mes banorëve në zonat e goditura, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke bërë të pamundurën që t’i dalën në ndihmë atyre.