Telegrafi

Rritet numri i viktimave nga mashtrimi i brokerit amerikan

Në Londër tani më është vërtetuar se dy banka të këtij vendi – Royal Bank of Skotland dhe Abi, e cila para dy vjetësh është pjesë e bankës më të madhe Spanjolle Santander, ndërsa ekziston frika se numri i viktimave britanik mund të jetë shumë më i madh.

Në mesin e të dëmtuarve janë edhe disa banka japoneze dhe spanjolle, disa organizata hebrenje, si dhe organizata humanitare të cilat i ka formuar regjisori i njohur i filmit Steven Spielberg.

"Independent" i Londrës shkruan se për shkak kësaj janë të nevojshme rregulla më të mira prej atyre të deritanishme, si dhe krijimi i trupave të cilat do ta rregullojnë punën e bursës, që të mundet shumë më herët të shihet se brokeri i njohur nga Wall Street punën e vet, gjegjësisht, e ka themeluar mbi skemën piramidale.

Brokeri Madoff është arrestuar në New York për mashtrim dhe abuzimin e siç parashihet arrin vlerë prej 50 miliardë dollarë.

Gazeta thekson se klientët e tij pothuajse kanë hyrë në garë ndërmjet vete, duke bërë garë se kush më përpara do të bëhet klienti i tij, të nxitur nga mundësia për fitim më të lehtë dhe më të shejtë.

Sipas "Independent", ndoshta asnjëherë nuk do të kuptohet se çka e ka detyruar këtë, deri para pak kohe broker shumë të shquar dhe financiar në Wall Street amerikan që të vendoset për një hap të tillë, duke i mashtruar klientët e tij, por gazeta supozon se kjo mund të jetë për shkak të lakmisë së parave, ose nga frika se do t’i humb.