Telegrafi

Rritet numri i udhëtarëve në trenat e Kosovës

Zyrtari për informim në Hekurudhat e Kosovës, Refet Çitaku,  ka thënë se në këtë kohë është shtuar numri i atyre që preferojnë të udhëtojnë më tren brenda Kosovës dhe në vijën e rregullt për Maqedoni.

“Po në vitin e kaluar, Qeveria e Austrisë, ia ka dhënë Hekurudhave të Kosovës , shtatë vagonë të cilat, janë shumë komod dhe i përshtaten nevojave që kanë qytetarët e Kosovës, këta vagonë janë lëshuar në shërbim para një kohë”, ka deklaruar ai.

 Refet Çitaku, edhe këtë vit do të këtë përfitime për ata që udhëtojnë me tren, siç janë disa kategori të ndryshme të shoqërisë së Kosovës.

“Po studentët përfitojnë 50 për qind të lirë të biletës,a ta duhet ë të pajisen më kartela të trenave që lëshohen në stacionin kryesor në Fushë Kosovë, po ashtu përfitues janë edhe fëmijët si dhe pensionierët”, ka bërë të ditur ai.

Ndryshe Ministria e Transporteve dhe Postë Telekomunikacionit(MTPT), ën projektet që i ka paraparë për të bërë modernizim e linjave hekurudhore, ka paraparë që deri në vitin 2013, të bëjë modernizimin e tyre. Një problem që nga shpallje e pavarësisë ka qenë edhe pengesa për të realizuar linjat e rregullat në rajonet serbe brenda Kosovës.

Tani hekurudhat e Kosovës, kanë linjën e rregullt nga Prishtinë, për në Shkup dhe për Pejë.