Telegrafi

Rritet numri i të varfërve në Serbi

Lajmi është bërë publik nga ministri serb i Punës dhe Politikës Sociale Rasim Ljajic, i cili sqaroi se numri i të varfërve ka stagnuar deri në vitin 2008, por ka filluar të rritet me fillimin e krizës ekonomike.

Ljajic potencoi se Qeveria serbe është duke menduar për masa për zbutjen e varfërisë, si për shembull vendosjen e ndihmës njëkahëshe financiare për ata që do të mbesin pa punë, ndihmë për komunat më të pazhvilluara dhe ngjashëm.