Portali Lider.mk dhe televizion Sitel sot ka publikuar lajmin se në Maqedoni shtohen vendet e reja të punës nëpër Zonat e Lira Ekonomike, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kompanitë i kanë rritur qarkullimet dhe kanë nevojë për hapjen e vendeve të reja të punës. Direksioni për menaxhimin me Zonat e Lira Ekonomike pret që këtë vit numri i të punësuarve në këto zona të arrij shifrën e 7 mijë të punësuarve por ky nuk është numër përfundimtar e as zyrtar pasi kompanitë janë duke përmbushur kushtet elementare të vënduara nga qeveria për t’u futur në Maqedoni./Telegrafi/