Telegrafi

Rritet numri i të papunëve në SHBA

Raporti nga Departamenti i Punës tregon se numri i atyre që kërkojnë asistencë për herë të parë u rrit me 462 mijë në të gjithë vendin.

Disa ekonomistë thonë se shkurtimet e vazhdueshme të punës tregojnë se papunësia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka të ngjarë të mbetet mbi 9 për qind për njw kohë.

Tregu i dobët i punës rrit mundësinë që banka qendrore amerikane të vazhdojë përpjekjet për të stimuluar ekonominë me norma të ulëta interesi dhe me një program për blerjen e bonove të thesarit.

Përpjekjet për stimulimin e ekonomisë mund të rrisin rrezikun e inflacionit, por një raport tjetër tregon se inflacioni në shitjet me shumicë ka qenë shumë i ulët gjatë muajit gusht. /Telegrafi/