Telegrafi

Rritet numri i të papunëve në SHBA për shkak të uraganeve

Sipas departamentit të punësimit në SHBA, kjo rritje e papunësisë ka ndodhur për shkak të uraganeve Aik dhe Gustav.

Kërkesat për asistencë nga shteti arritën në 493,000 javën e kaluar, nga 461,000 që ishin një javë më parë. Këto janë shifrat më të larta që nga 29 Shtator 2001, pas sulmeve terroriste në Njew York dhe Washington.

“Është deklaruar, se efektet e uraganit Gustav në Louisiana dhe efektet e uraganit AIk në Texas ,e dërguan menjëherë numrin e kërkesave në 50.000 në total”- tha Departamenti i punës në një konferencë.

Analistët pohuan për Reuters, se parashikohen të vijnë rreth 448.000 kërkesa kundrejt kërkesave të një jave më parë, që arrinin në 455.000.