Gjithsej 16.721 të siguruar deri më tani i kanë shfrytëzuar shërbimet elektronike në shëndetësi, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Siç njofton Fondi për shëndetësi sigurimi të Maqedonisë (FSSHM), më e shfrytëzuara te shërbimi elektronik është ajo vërtetimeve me ndihmat ortopedike. E kanë shfrytëzuar 13.412 të siguruar të cilët kanë parqitur dokumentët përmes mjekut amë dhe specialistëve në mënyrë elektronike.
Fondi ka përgatitur edhe video tutorial-doracak i shkurtër dhe informim të saktë rreth hapave të përdorimit të shërbimeve elektronike. E publikuar në web faqen: http://www.fzo.org.mk/default.asp?ItemID=03745AB41443004A8EAB9A0105914B95 ose në linkun e Fondit në Youtube https://www.youtube.com/channel/UCXc5Hr1czS6RKf8-4CDFRVA.
‘Fondi vazhdon të punojë në realizimin e qëllimit, e-Fond, me sigurimin, personat e siguruar nga kompanitë, që punonjësit shëndetësor personat të marrin shërbim efikas, në kohë dhe profesionalisht kur kanë nevojë’, thuhet nga FSSHM. /Telegrafi/