Telegrafi

Rritet numri i papunësisë në SHBA

Ekonomia amerikane vetëm gjatë muajit tetor ka humbur plot 240 mijë vende pune, shumë më tepër nga sa ishte parashikuar nga analistët.

Treguesi i papunësisë është ngjitur në 6.5%, duke kaluar të gjitha parashikimet.

Sipas Departamentit amerikan të Punës, muaji më i keq ka qenë shtatori, ku vendet e humbura të punës kanë qenë 284 mijë, kundrejt 154 mijë që ishin parashikuar.

Disa ekonomistë parashikojnë se papunësia mund të shkojë në 8 për qind vitin e ardhshëm dhe kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë.

Në recesionin mes viteve 1980-1982 niveli i papunësisë u rrit në 10.8% përpara se filloi të bjerë.